Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për Paradën e Krenarisë në të cilën mori pjesë edhe vetë ai bashkë me disa ministria, duke thënë se Slogani “Kemi qenë dhe do t’jemi”, jep mesazhe të dashurisë, të të drejtave, pa paragjykime. Parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin, njofton Gazeta Enigma.
“Republika jonë është demokratike. Nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilën e secilin. E është pikërisht barazia që na e mundëson bashkimin, pamundëson përjashtimin dhe sjell gjithëpërfshirjen”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
I pari i Qeverisë tha se e ndryshmja “reflekton larminë e qenies sonë njerëzore, jo shkakun a arsyen e diskriminimit të tjetrit”. /Gazeta Enigma