Kurti pas sulmit në Ankara: Bashkë për një botë pa terror

Kurti pas sulmit në Ankara: Bashkë për një botë pa terror

Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm i cilësuar si terrorist nga institucionet vendase, ku pesë persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Dy nga sulmuesit gjithashtu u “neutralizuan” gjatë përballjes, shkruam GazetaEnigma.

Kryeministri Albin Kurti reagoi duke dënuar fuqishëm këtë sulm ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh).

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve,” tha Kurti.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit./GazetaEnigma/

Related Articles