Kurti për deklaratat se mund të ketë “luftë”: Ato janë akuza ndaj Serbisë, e nuk kanë çka i’u pengojnë juve

Kurti për deklaratat se mund të ketë “luftë”: Ato janë akuza ndaj Serbisë, e nuk kanë çka i’u pengojnë juve
Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në lidhje me deklaratat e tij për mundësinë që të ketë luftë.

Me këtë rast kryeministri Kurti tha se s’ka thënë se do të ketë luftë, por se mund të ketë.

Ai madje tha se kjo gjë s’ka cfarë iu pengon kur është akuzë ndaj Serbisë.

“Unë s’kam thënë zonja deputete që do të ketë luftë, unë kam thënë mund të ketë luftë, por është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër ku i ki 48 baza ushtarake këtu me thënë se s’do të ketë kurrë luftë.E para, e dyta kur unë them mund të ketë luftë ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund sepse ajo është akuzë ndaj Serbisë, pra s’ka çfarë iu pengon ajo aktakuzë juve.Pra është akuzë në arenën ndërkombëtare ndaj Serbisë, s’ka pse iu pengon ajo”,tha Kurti.

Ai tha njashtu se panumër herë i vie krahasimi se dikur ke qenë kështu, e tani je kështu.

“Unë s’kam qenë kurrë radikal për nga karakteri, por nga tema. Arsyeja pse s’kam nevojë të jem radikal, jo se jam bërë kryeministër, por se s’është Zajednica duke u diskutu këtu më.Ai që na Bosnjizon Kosovën vinte këtu, S’ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës. Pra është ajo çfarë sillni ju”,shtoi ai.

Related Articles