Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se “korniza e re” e dialogut, e publikuar në media, nuk ka autor, dhe kësisoj, nuk mund ta komentojë atë. Por, sipas Kurtit, dokumentet e tilla publikohen për ta matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve.
“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, tha Kurti.
Korniza e quajtur “e re” është publikuar gjatë fundjavës në mediumin “Albanian Post”. Në atë raportim thuhej se korniza e re është hartuar nga gjermanëvt dhe francezët dhe parasheh marrëveshjen normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë vitin e ardhshëm, ndërsa njohjen e ndërsjelltë e parasheh pas 10 vjetve.