Kurti për mbylljen e Klan Kosovës: Të shtrish sundimin e ligjit nuk përbën sulm mbi lirinë e medias

Kurti për mbylljen e Klan Kosovës: Të shtrish sundimin e ligjit nuk përbën sulm mbi lirinë e medias

Zyra e Kryeminsitri të Kosovës “mbështet plotësisht” organet që kryejnë detyrat e tyre, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e djeshëm të ARBK-së për heqjen e licensës, përkatësisht, mbylljen e televizionit “Klan Kosova”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se aplikimi i ligjit kundër “biznesmenëve të fuqishëm.. .në asnjë mënyrë nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”.

“Të ndjekësh rregullat e regjistrimin është detyrë ligjore, e jo ‘teknikalitet’”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tutje ka shtuar edhe se shtrirja e ligjit kundrejt “një shkelësi… nuk bën asgjë për të kërcënuar pluralizmin e medias”.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur një gjë të tillë nuk janë në Zyrë të Kryeministrit. Sidoqoftë, këto organe kanë mbështetjet e plot të Zyrës sonë për të kryer detyrat e tyre, përvballë interesave të fuqishmne të biznesmenëve të pasur në linjë kundër tyre”.

Kurti operimin e Klan Kosovës e quan “sulm ndaj demokracisë tonë kur biznesmenë të fortë thejnë ligjin për përfitime financiare”.

“Të shtrish sundimin e ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të till – në asnjë mënyrtë – nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”, ka përfunduar ai.

Related Articles