Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në Facebook pas raportit të korrupsionit nga “Transparency International”.
Kurti tha se qeveria e drejtuar nga ai ka luftuar korrupsionin dhe se kjo reflektohet në raportin e kësaj organizate.
“Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.
Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti.