Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Parku Inovativ Trajnues në Prizren (ITP) është hapi i parë i transformimit të ekonomisë dhe edukimit profesional dual.
Kurti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, do të përkrahet diaspora në sjelljen e investimeve në ITP.
“Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit”, shkruar Kurti.
ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon të krijojë një mjedis tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Parku Inovativ Trajnues ndodhet në ish-kampin ushtarak gjerman në Prizren, me një hapësirë prej 40 hektarësh dhe përfshinë 56 ndërtesa dhe disa parcela për zhvillim të mëtutjeshëm.