Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me gruan e tij po marrin pjese në Festivalin Kombëtar të Romanit Grafik, ‘GRAN Fest’, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka bërë të ditur se gjendet atje dhe ka kujtuar kohën pas lirimit të tij nga burgu, ku si kompensim të kohës së humbur ka lexuar librin e autorit Gani Jakupi, transmeton Gazeta Enigma.
“I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë, vepra e tij mbresëlënëse “Imazhi i fundit” (Kthimi në Kosovë) më funksionoi aq mirë si kompensim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1999”, ka shkruar Kurti./Gazeta Enigma/