Vuçiq iu bën thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

Vuçiq iu bën thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot në Beograg, në një konferencë për media pas një mbledhjes që ka pasur me zyrtarë të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Republikën e Kosovës.

Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të cilët jetojnë në Kosovë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se një thirrje të tillë e bën edhe përkundër veprime të Kosovës, duke përmendur futjen e çmimeve anti-dumping për disa produkte të Serbisë.

Ai ka thënë se kjo duhet të ndodhë për shkak se duhet të luftojnë për të drejtat e tyre, për veten e tyre dhe të përfaqësohen institucionalisht.

“Se ata mund të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme dhe të jenë me njerëzit e tyre”, shtoi Vuqiç. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles