Kurti pjesë e takimit ku do të diskutohet për punën e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Kurti pjesë e takimit ku do të diskutohet për punën e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës, shkruan Enigma.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e agjendës së kryeministrit, së bashku me Kurtin, pjesëmarrës do të jetë dhe Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Pos kësaj, shefi i qeverisë do të jetë pjesë e tryezës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Related Articles