Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po të ishin të varur nga Lista Serbe, si qeveri, deri më tani do bëhej një mocion mosbesimi, për masat reciproke.
“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara, ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe, me siguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë, por, ja që kjo nuk është e mundur tash. reciprociteti me targa, reciprociteti me letërnjoftime, do të ishte motiv i mjaftueshëm për ta që ta rrëzojnë qeverinë. Mirëpo ka ndodhur ndryshimi i madh, dhe besoj se të gjithë duhet të gëzohemi për faktin se Republika e Kosovës ka një qeveri e cila nuk varet për mazhorancën nga votat e Listës Serbe”, tha Kurti në Kuvend, teksa po mbahet interpelancë për situatën në vend”, tha Kurti.