Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimeve që i ka zhvilluar në kuadër të Samitit të Berlinit.
Kurti pas takimit ka njoftuar se i ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e tij sa i përket anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Tutje ai ka theksuar se ka kërkuar që Republikës së Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese dhe t’i jepet statusi kandidat gjatë këtij procesi.
Kurti më tutje para gazetarëve tha tani pret që Komisioni Evropian të fillojë me dinamikë të re sa i përket procesit të dialogut dhe se deri më tani ka pasur progres në dialog, por ai duhet jetësuar.