Kurti pret bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentit amerikan Clinton, flasin për raportin Kosovë-SHBA

Kurti pret bashkëpunëtorin e afërt të ish-presidentit amerikan Clinton, flasin për raportin Kosovë-SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Christopher Hyland, bashkëpunëtor të afërt të ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-udhëheqës të fushatës së tij presidenciale.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, potencialin dhe përparësitë që ofron vendi për investitorë të huaj, si dhe për rëndësinë e raporteve të veçanta dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti e falënderoi Hyland për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës ndër vite.

Related Articles