Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin në Kosovë.

“Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme. U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”.

“Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në njoftim.

Related Articles