Kurti: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”

Kurti: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC Kosova B, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila njoftoi se për rikthehet gjendja me ujë pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.

“Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka njoftuar ai.

Tutje Kurti ka theksuar se “së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq”. /Gazeta Enigma/

Related Articles