Ndër punën më të rëndësishme, në qeverisjen e tij, kryeministri i vendit Albin Kurti po e vë, çështjen e energjisë elektrike.
Se do të punohet shumë për këtë sektor, ai e bëri të ditur edhe në ditën e dytë të edicionit të dytë të Forumit të Solareve që u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in
“Strategjia e energjisë 2022-2031 si dhe ligji për burimet e ripërtritshme dhe energjisë për herë të parë ia shtrojnë rrugën Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe karbonizimit duke vendosur burimet e ripërtritshme të energjisë në qendër të saj”.
Ndër projektet më të rëndësishme të energjisë, për Kurtin është programi Kompakt me MCC, i cili do të nënshkruhet javën e ardhshme në Uashington.