Kurti: Punëtorët e sektorit publik pagën e 13-të do ta marrin në fillim të vitit

Kurti: Punëtorët e sektorit publik pagën e 13-të do ta marrin në fillim të vitit

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026.

Kështu ka thënë kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nga Telekomi i Kosovës brenda të cilës zhvilloi një vizitë.

Ai theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026, dhe ai për pagën e 13-të.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pro të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstituohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit. Në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, deklaroi Kurti.

Related Articles