Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se pushtimi ilegal i Ukrainës nga Putini, është një rikujtim se të qenit pro paqes kërkon që të jesh edhe antifashistë.
“Këtë vit, teksa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ne ndjejmë dhimbje gjithashtu për shpërthimin e luftës. Pushtimi ilegal i Ukrainës nga Putini, duke kujtuar ditët më të errëta të agresionit fashist në Evropën e shekullit të 20-të, është një rikujtim se të jemi pro paqes kërkon që ne të jemi edhe antifashist”, ka shkruar Kurti në Twitter.