Kurti reagon pas sulmeve të ShBA-së në Iran: Kosova përkrah qëndrimet e aleatit tonë kryesor

Kurti reagon pas sulmeve të ShBA-së në Iran: Kosova përkrah qëndrimet e aleatit tonë kryesor

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”.

Tutje ai ka shtuar se “siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, ka përfunduar Kurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles