Albin Kurti kryeministër i Kosoëvs, ka reaguar pas votimit në Kuvend të Kosovës të marrëveshjes prej 236 milionë dollaravë për energjinë.
Ai ka thënë se me ratifikimin e kësaj marrëveshje, kur është puna të ndihma amerikane, nuk ka pozitë e opozitë në Kuvend.
Kurti, madje ka falenderuar të gjithë deputetët që votuan PRO.
Reagimi i plotë:
Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ëashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.
I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.
Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.