Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur për deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili tha se s’pranon të takohet në rast se nuk mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverive shqiptare.
Në një konferencë për media, Rama tha se në lidhje me vajtjen e tij në Prishtinë, do të flas nesër nga kryeqyteti i Kosovës.
“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes në Prishtinë do të flas kur është koha për të folur që është nesër për Prishtinë. Jam këtu vetëm për studentët e mjekësisë”, tha Rama.