Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar. Nga sot sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin. Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth rregullores së BQK-së për përdorim të parasë së gatshme.
“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK, nga Kamenica ku po viziton këtë komunë.
Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.
Që kur hyri në fuqi rregullorja e re e BQK-së me 1 shkurt, çështja e dinarit ka sjell shumë reagime nga faktori ndërkombëtarë të cilët kërkonin që të pezullohet kjo rregullore, për t’ju dhënë qytetarëve kohë që të përshtaten me praktikën e re.
Janë mbajtur plot pesë takime në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Takimet deri tani kanë rezultuar pa një marrëveshje të palëve, përkundër që emisari evropian, Miroslav Lajçak është thënë se kanë përafërim të propozimeve me palët.
Takimi i pestë ndërmjet palëve ishte në javën e fundit të prillit, teksa një takim i ri është paralajmëruar për në maj.
Qeveria e Kosovës këmbëngul se vendimi nuk është politik, por vendim i pavarur i BQK-së.
Kurti u pyet në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën se a do të ketë plan konkret apo do të priten rezultate konkrete nga takimet e vazhdueshme të kryenegociatorëve në Bruksel për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Tha se nuk i përzihen BQK-së.
“Kjo ndodh në shtetet diktatoriale, kjo ndodh në regjimet autoritare. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua, ai i raporton Kuvendit të Republikës, prandaj nuk mundem unë t’i sipërvendosem guvernatorit. Ne duhet ta ruajmë Republikën tonë, ndarjen e pushteteve, që është thelbësore për demokracinë në vend. Prandaj, për çështje për të cilat ka vendosur Banka Qendrore e Kosovës dhe planet e zbatimit, me faza e afate, përgjigjen ata. Ne jemi për t’i mbështetur ata, jo për t’i udhëhequr ata”, tha kryeministri.
Çështja e dinarit ka sjell plot pesë takime në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Takimet deri tani kanë rezultuar pa një marrëveshje të palëve, përkundër që emisari evropian, Miroslav Lajçak është thënë se kanë përafërim të propozimeve me palët.
Takimi i pestë ndërmjet palëve ishte në javën e fundit të prillit, teksa një takim i ri është paralajmëruar për në maj.
Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.
Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik. Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.