Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para në motivet tona, duhet pyesim veten çfarë do të mendonte për këtë Adem Demaçi

Kurti: Sa herë duam të hedhim hapa para në motivet tona, duhet pyesim veten çfarë do të mendonte për këtë Adem Demaçi

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi, që organizohet nën patronatin e kryeministrit.

Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, Kurti potencoi se figura e Adem Demaçit duhet kujtuar gjithmonë.

Kurti tha se Adem Demaçi edhe pas luftës vazhdoi të ishte një adresë e rëndësishme reference dhe një mendje prej të cilës të gjithë prisnin mendim.

“Edhe pas luftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte një adresë e rëndësishme reference dhe një mendje prej të cilës të gjithë prisnin mendim. Sa herë që shoqëria dhe shteti ynë ishte në udhëkryq, ne kthenim kokën drejt tij për të pyetur çfarë mendonte ai për këtë apo për atë. Por, që nga 26 korriku i vitit 2018 më nuk e kemi këtë drejtues. Megjithatë edhe më tutje sa herë duam të hedhim hapa para në motivet tona, ne shqiptarët gjithmonë ja vlen ta pyesim veten dhe njeri tjetrin çfarë do të mendonte për këtë Adem Demaçi, ndërsa për të marr përgjigje duhet t’i kthemi veprave të tij të shkruar”, tha Kurti.

Kryetari i shoqatës se ish të burgosurve politik, Shefki Sadiku derisa ka kujtuar veprimtarinë e tij, shtoi se argumenti që gjithnjë e përdorte ai ishte bashkimi për idealin e popullit dhe jo për vetveten.

Ndërsa, vajza e Adem Demaçit, Abetarja, tha se sakrifica e atyre që dhanë për liri duhet kujtuar gjithmonë nga secili brez.

Gjithashtu, përmes poezive, veprave letrare, e baladave u kujtua veprimtaria e veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi.

Related Articles