Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të hënën ka thënë se Shipoli do ta bëjë dallimin në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Enigma.
Krasaj kësaj ai u shpreh i bindur se Faton Peci do të zgjidhet kryetar i ri i Mitrovicës të dielën në balotazh.
“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Faleminderit për besimin dhe për mbështetjen!” – ka shkruar Kurti në Facebook.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Peci doli i parë 15 mijë e 830 vota, 128 më tepër se Tahiri.
Gëzim Plakolli i LDK-së doli i treti me 1225 vota.
Të dielën PDK-ja e LDK-ja njoftuan se kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin në Mitrovicën e Jugut.
