Kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe kandidati për kryeministër dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, do të ndalen në Gjilan për tubim fushate, shkruan Gazeta Enigma.
Në rrjetin social Facebook, është njoftuar se tubimi do të mbahet në palestën e sporteve ‘ Bashkim Selishta’, me fillim nga ora 16:00.
“Nesër, më 18 janar, e shtunë, jemi në qytetin e Gjilanit, në Palestrën “Bashkim Selishta” prej orës 16:00″, thuhet në njoftim.