Kurti sot pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Kurti sot pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë të mërkurë do të pres në takim, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë e ditur Zyra e përmes një komunikate për media, ku edhe kanë njoftuar se takimi do të zhvillohet në orën 18:40.

Para Kurtit, Costa do të zhvillojë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ndërkaq, të martën është bërë e ditur se, Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.

Ndryshe Costa është duke vizituar gjashtë vendet e rajonit. Ai të hënën e 13 majit ka qëndruar vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. /Gazeta Enigma/

Related Articles