Policia e Kosovës ka filluar mbajtjen e një sërë aktivitetesh në prag të përvjetorit të 25-të të themelimit të saj.
Në sheshet kryesore të kryeqytetit, gjatë ditës janë parë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.
Këto aktivitete janë të planifikuara të zhvillohen deri në ceremoninë qendrore të policisë e cila mbahet me 6 shtator. /Gazeta Enigma
Kurti, Sveçla e Hoxha shohin nga afër aktivitetet e policisë në sheshet e Prishtinës
