Kryeministri Albin Kurti ke takuar deputetin e Parlamentit Evropian, njashtu themeluesin dhe presidentin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Lucas Mandl.
I pari i qeverisë ka shprehur mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.