Kurti takohet me ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

Kurti takohet me ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”.

Në takimin e përbashkët me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Albin Kurti i përgëzoi ushtarët për suksesin e arritur në një garë kaq të fortë.

“Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan Kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48-orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale”.

“U theksua se performanca në këtë garë është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale të FSK-së, si dhe demonstrim i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur”.

Related Articles