Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Izmir të Turqisë, flasin për investime në Kosovë

Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Izmir të Turqisë, flasin për investime në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Stambolli, Izmiri, Bursa e Manisa.

Kurti në këtë takim foli për indikatorët ekonomikë, që sipas tij, tregojnë rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, rritjen e të hyrave tatimore për 2/3 dhe nivelin e punësimit.

“Kryeministri gjithashtu veçoi arsyet se pse Kosova ofron një mjedis të favorshëm për investime, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, besimin në institucionet publike, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating. Me këtë rast, ai u bëri thirrje që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë, teksa shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, sa në ruajtjen e raporteve të mira, aq edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Në këtë tubim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me të cilin Kurti gjithashtu pati një takim gjatë qëndrimit në Izmir.

Related Articles