Kurti takohet me ministrin për Evropë Jugore, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Republikës së Guajanës, falenderon për kontributin e dhënë

Kurti takohet me ministrin për Evropë Jugore, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Republikës së Guajanës, falenderon për kontributin e dhënë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme e Diasporë, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ministrin për Evropë Jugore, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Republikës së Guajanës, George Hallaq, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë takimit, ministri Hallaq ia dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e Presidentit të Republikës Bashkëpunuese të Guajanës, dr. Mohammed Irfaan Ali, me urimin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në letër presidenti guajanas ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe e ka ftuar kryeministrin Kurti për vizitë në kryeqytetin e Guajanës, Georgetown.

Gjithashtu, ministri Hallaq shprehu në takim vullnetin dhe gatishmërinë e Republikës së Guajanës për bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Hallaq për vizitën dhe për letrën e presidentit dr. Mohammed Irfaan Ali.

Ai tha se populli i Guajanës dhe populli i Kosovës kanë kaluar histori të ngjashme të luftës çlirimtare e të shtetformimit demokratik, dhe se të dy vendet janë të pozicionuara në anën e njëjtë të politikës globale.

Shteti i Guajanës ndodhet në Amerikën Jugore dhe e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013. 

Related Articles