Kurti takohet me përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kurti takohet me përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kurti fillimisht foli për punën dhe arritjet e Qeverisë, sfidat e qeverisjes dhe përballjen me to.

Në prag të Samitit të Berlinit, kryeministri Kurti tha se shpreson për një rifillim të Procesit të Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Scholz që do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u bisedua për raportet e mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe rolit mbështetës të rëndësishëm të Norvegjisë në zhvillimin e Kosovës dhe synimet integruese euro-atlantike të Kosovës.

Me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjornstad u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles