Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar temë diskutimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Po ashtu është diskutuar për shtimin e komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport
Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Michael Davenport.
Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit. /Gazeta Enigma/