Kurti takon disa investitorë në Davos, flasin për investimet në energji

Kurti takon disa investitorë në Davos, flasin për investimet në energji

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Atje ai ka takuar një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky takim ishte i fokusuar në investimet në energji.

Kurti theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

Tutje ai shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtëritshme. Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit. /Gazeta Enigma

Related Articles