Kurti takon kryetarin e Shkodrës, fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës

Kurti takon kryetarin e Shkodrës, fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në zyrën e tij, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.

Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Related Articles