Kurti takon ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Qipros

Kurti takon ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Qipros

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe të Qipros, Nikos Dendias dhe Ioannis Kasoulides.

Në takimin me Dendias, Kurti ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe raportet Kosovë-Greqi të cilat janë intensifikuar kohëve të fundit.

Më pas, në takimin me shefin e diplomacisë së Qipros, Kasoulides, Kryeministri Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa përgëzoi Kryeministrin Kurti për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e arritur në vend, Ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Ai konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros.

Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri ftesë Ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Related Articles