Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit Kurti u deklarua për bashkëpunimin e mirë që kanë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë.
Tutje ai e falënderoi Hennesseey për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.
Më tej theksohet se ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies, nga të cilat, siç thuhet në kumtesë, kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.
Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit. /Gazeta Enigma/