Kurti takon politikanin malazez, bisedojnë për situatën në Kosovë e Mal të Zi

Kurti takon politikanin malazez, bisedojnë për situatën në Kosovë e Mal të Zi

Kryeministri kosovar, Albin Kurti është duke qëndruar në SHBA, ku po realizon takime të ndryshme, raporton Gazeta Enigma.

Takimin e fundit e pati me Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi.

Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin. Ne shpresojmë dhe punojmë për  të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles