Kurti takon Sarrazinin, s’dihet tema e diskutimit

Kurti takon Sarrazinin, s’dihet tema e diskutimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Qeveria u tha se takimi ishte paralajmëruar të mbahej në orën 21:30, por për shkaqe të ndryshimeve në agjendë, është mbajtur më herët dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.

Related Articles