Kurti takon Walkerin në SHBA, për të demantuar zërat se është prishur me të

Kurti takon Walkerin në SHBA, për të demantuar zërat se është prishur me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në SHBA, ku po qëndron ende, ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, i cili zbuloi para botës krimet e luftës që ndodhnin në Kosovë.



Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi ish-pjesëtari i VV-së, Florin Krasniqi, në emisionin Pressing, tha se Walker është i dëshpëruar me qeverisjen e Albin Kurtit.

Kurti, në njoftimin në Facebook, të cilit ia ka bashkuar edhe një fotografi aktuale me ish-ambasadorin, ka thënë se ai dukej si para 25 viteve kur ishin takuar për herë të parë në Prishtinë.

“Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

“Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar ai.

Related Articles