Kurti tregon çfarë i tha Cholletit para takimit me Vuçiqin

Kurti tregon çfarë i tha Cholletit para takimit me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se e ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku është diskutuar për agjendën e nesërme të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti, në njoftimin e shkurtër ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Chollet, ka theksuar rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes Bazë dhe të Ankesit në tërësinë e tyre dhe në mirëbesim.

“Gjithashtu, e falënderova atë për mbështetjen amerikane”, ka shkruar Kurti.

Related Articles