Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje të rinjve të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian që të aplikojnë në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës.
“Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë. Ju bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook, duke shpërndarë një video-thirrje.
“Kontributi dhe pjesëmarrja e juaj në jetën institucionale janë qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë”, shtoi i pari i Qeverisë.
“Denonconi pengesat burokratike apo diskriminuese”, tha Kurti. /Gazeta Enigma