Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë.
Gjatë ditës, Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, njofton zyra e tij për media.
Për vizitën e Kurtit më herët foli presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Vuçiq në TV Prva ka pretenduar se Kurti do t’i kërkojë Macronit që forcat e NATO-s në Kosovë të largohen nga zona kufitare dhe që Franca ta mbështesë këtë ashtu që Kosova “të mund të sjellë Forcat e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë”.
“Shpresoj që askush në NATO nuk do ta mendojë ta mbështesë këtë kërkesë, jam i sigurt se miku im Macron nuk do ta mendojë ta mbështesë. Do të ishte sulm direkt për paqen, popullin tonë, të gjithë Serbinë, dhe jam i sigurt se nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar tutje se Kurti do t’i kërkojë Macronit që Franca t’ia kushtëzojë Serbisë përdorimin e armëve, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve.
Siç ka pretenduar tutje Vuçiqi, autoritetet në Beograd kanë “njerëz rreth Kurtit” dhe ata kanë pranuar agjendën e tij për bisedën me Macronin.
“Kurti ka katër tema dhe dy kërkesa”, ka thënë ai
