Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shtetin e Gjermanisë për Ditën e Bashkimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët.
“Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë”, ka shkruar Kurti.