Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Kurti ka shkruar që agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë.
“Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti.