Kurti: Ushtrimi i detyrës së kryetarit jashtë Komunës, do të ishte sikur strukturë paralele

Kurti: Ushtrimi i detyrës së kryetarit jashtë Komunës, do të ishte sikur strukturë paralele

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ushtrimi i detyrave të kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të Kosovës, jashtë ndërtesave të Komunës, do të ishte sikur të krijohen struktura paralele.

Kështu ka thënë ai në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratislavë.

“Kjo do të ishte sikur të krijoheshin struktura paralele. Mund të bëjmë diçka rreth mbajtjes së hershme të zgjedhjeve, por nuk mund të themi që kryetarët aktualë nuk janë kryetarë”.

“Nëse do të na kishin thënë që të mos i mbajmë zgjedhjet për shkak se nuk janë pjekur kushtet, atëherë ne do të ishim duke folur për politikë”.

Related Articles