Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka apeluar përmes një video duke kërkuar nga qytetarët e vendit që të vaksinohen me dozën përforcuese kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Mesazhi është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku Kurti, bëri të ditur se Kosova ka shënuar shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon, që rezulton me sukses sa i përket valëve të fundit të pandemisë pasi që ka pasur më pak humbje të jetëve.
Kryeministri kërkoi që qytetarët të mos ndalen me kaq, të vazhdojnë të vaksinohen./GAZETAENIGMA/