Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar Leposaviqin.
Atje ata gjithashtu vendosën gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me këtë rast, ai ka uruar familjet për vendosjen e gurthemeleve dhe fillimin e punime për ndërtimin e shtëpive.
“Ndërtimi i shtëpive të familjes Hajdari dhe Miftari dhe shtëpive tjera në katër komunat veriore po bëhet në kuadër të thirrjes së MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në komunë”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Enigma