Kurti: Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dënimit që serbi Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptarë në Vushtrri duke thënë se drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si kjo kur vjen shumë vonë.

Tutje, Kurti thotë se sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë po dënohet dikush.

“Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i qeverisë thotë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen to shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, ka thënë Kurti.

Related Articles