Malishevë: Aksidentohen tre persona, dy në gjendje të rëndë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Drenoc të Malishevës, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Lumni Graishta, drejtor rajonal i Policisë në Gjakovë.

Graishta tha se përpos njësiteve të policisë së Stacionit në Malishevë në vendngjarje kanë dal edhe ekipet emergjente dhe njësitet e trafikut.

Related Articles